MENU
klinika

"Përgjegjës për të gjitha veprimet"

Kandidati i tretë për SPAK kalon “testin”

18.12.2019 - 14:33

Ka mbaruar procesi i intervistimit të tre kandidatëve për kryetar të Strukturës së Posaçme (SPAK) në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

I treti në këtë proces ka kaluar Edvin Kondili, i cili është edhe i vetmi kandidat që nuk ka mbajtur asnjëherë poste drejtuese. Megjithatë, ai ka thënë para KLP se kjo nuk e ka demotivuar për të kandiduar, ndërsa ka prezantuar edhe planin e tij, nëse përzgjidhet në këtë post.

“Kam shprehur dëshirën për drejtimin SPAK nisur nga motivimi dhe eksperienca ime. Ngritja e SPAK do të bazohet në objektiva konkrete në afate sa më të shpejta: krijimi i BKH si plotësues e SPAK. Garantimi total e pavarësisë së prokuroreve, mentaliteti ndryshuar i prokuroreve larg centralizimit e dikurshëm. Prokurori është përgjegjës për të gjitha veprimet e veta. Organizimi i veprimit për çështjet nën hetim, protokole hetimore konkrete me afate të qartë hetimi.

Puna në grup, një qëllim të përbashkët e gjithë SPAK: aplikimi i hetimeve proactive për hetime pasurore. Opinioni publik pret rezultate konkrete dhe është detyra jonë parësore të vijmë në pirtshmërinë e tij. Bashkëpunimi me agjensitë të tjera ligjizbatuese me rëndësi të veçantë efektiv, në kohë sa më të shkurtër dhe me mjetet të përshtatshme për çdo çështje. Marrëdhënia me publikun, shumë e rëndësishme dhe bashkëpunimi, sigurisht pa cënuar sekretin hetimor”– është shprehur Kondili.

Pyetje-Përgjigje:

“Nuk e keni parur eksperincën si drejtues. Cila është arma juaj e fortë në raport me dy kandidatët e tjerë?
Kondili: Kam eksperiencë prej 15 vite si prokuror, por asnjëherë drejtues. Kjo gjë nuk me ka demotivuar, por bazohem në të gjithë eksperiencen time ku kam patur rastin të prek çdo aspekt i hetimit të një çështjeje”– tha Seiti.

“Mendoni se fakti që vini nga Krimet e Rënda, strukture që po shkrihet këto ditë … shikoni një handikap në këtë aspekt?”– pyet Alfred Balla.

“Krimet e rënda kanë pasur suksese dhe dështime e veta. Ata kanë kontribuar në ngritjen e SPAK”- tha Kondili.

“Hetimi pasuror do të jetë një nga komponentet e punës tuaj. A do të kthehet në bumerang për ata që nuk kanë patur mundësi të dokumentojnë te në atë kohë?”– pyet Seiti.

“Një qytetar që ka pasuri informale nuk është objekt i SPAK, por pasuria me origjinë kriminale”- përgjigj Kondili.

“Cila do të ishte më e drejtë për ndjekjen e hetimeve pasurore?”– pyet Sander Beci.

“Hetimi pasuror duhet të ndiqet nga i njëjti prokuror që ndjek hetimi penal.
Ibrahimi: Fakti që ligj parashikon bashkëpunim me forca të tjera policore përveç BKH, përbën një rrezik për dekonspirim?”– u përgjigj Kondili.

“SPAK fillon nesër, BKH kërkon pak kohë për t’u formuar. Do të duhet bashkëpunim me policinë e shtetit me njerëz të emëruar posacërisht për këtë bashkëpunim. Do të bashkëpunohet me agjenci të tjera policore, sepse do të ketë nevojë për mbarëvajtjen e hetimit”– tha Kondili.