29.12.2019 - 10:33
Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti i cili kërcënoi Albin Kurtin me anë të një statusi në “Facebook’ është arrestuar nga policia e Kosovës.
Hoti shkruante se Kurti duhet të largohet nga Kosova ose do të vritet.
Në lidhje me këtë rast reagoi edhe Lëvizja Vetëvendosje me anë të një statusi në ‘Facebook’.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha: “Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjitha njësitet që i njëjti të arrestohet, ndërkohë ai është paraqitur në polici. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Përgjigjia
“Albini do vritet”, reagon Vetëvendosja
Deklarata e frikshme e anëtarit të Nismës