Kina po shënjestron bizneset e mëdha anerikane si një mënyrë kundërpërgjigje ndaj tarifave në rritje të presidentit Trump.
Deri tani ka goditur makinat, mishin dhe farat e sojit, dhe së fundmi tregimet nga Washingtoni të Bob Woodward, shkrimtar amerikan. Libri “Frika: Trumpi në Shtëpinë e Bardhë” shkruar nga Woodward në vitin 2018, është një nga qindra librat amerikane të ndaluar nga qeveria Kineze qysh prej intensifikimit të luftës tregtare këtë vit.
Kultura amerikane e ardhur nëpërmjet librit ka patur një impakt të madh në atë kineze si dhe në industri. Pasi titujt e rinj nuk kanë marrë aprovim, së fundmi kompanitë kanë ndaluar përkthimin dhe printimin e rreth 15 librave për të ulur kostot.
Njerëzit në industrinë e publikimeve ngurrojnë të diskutojnë publikisht se cilët libra janë ndaluar nga frika se Pekini do t’i sulmojë.
Por një rishikim i listës që ishte në plan për t’u publikuar këtë vit, tregon një varietet të gjerë të novelave më të mira si dhe titujve akademikë amerikanë, që nuk kanë dalë në shitje ashtu siç ishte premtuar.