MENU
klinika

Gati brenda ditës së hënë

“Data base me të dhëna të sakta të statusit social për qytetarët”

07.12.2019 - 13:31

Zyra operacionale për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore ka tashmë gati një data base me të dhëna të sakta të statusit social të njerëzve të sistemuar në hotele.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Bledi Klosi deklaroi sot se është hartuar një data base e plotë me të gjithë problematikat e tyre.

“Kemi të gatshëm informacionin e plotë për çdo qytetar në hotel, çka na ndihmon edhe në marrjen e vendimeve”- deklaroi ministri Klosi.

Për një pjesë të banorëve në hotele, theksoi ministri Klosi, brenda ditës së hënë do të kemi një raport mbi situatën e banesës së tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN