MENU
klinika

Thirrje edhe për tifozët

Klubi i Kukësit: Pagat për të prekurit nga tërmeti

01.12.2019 - 15:00

Klubi i Kukësit është sensibilizuar me familjet e prekura nga tërmeti i pak ditëve më parë dhe verilindorët kanë marrë edhe një vendim human që meriton vlerësime.

Është vendosur që një pjesë të pagës skuadra e Kukësit ta kalojë në shenjë bamirësie për banorët e prekur nga tërmetet. Por jo vetëm kaq, ata u bëjnë thirrje edhe tifozëve të tyre apo çdo shqiptari që të ndihmojë sadopak në këtë periudhë të vështirë…

Ja postimi i plotë i pak minutave më parë i klubit të Kukësit në Facebook: Futboll Klub Kukësi po ndjek me vëmendje e dhimbje situatën në të cilën është përfshirë vendi ynë, pas tërmetit të ditëve të fundit, i cili shkaktoi dëme në njerëz dhe banesa.

Stafi dhe futbollistët, kanë vendosur që një pjesë të pagës së tyre t’jua kalojnë të prekurve nga tërmeti i së martës. Ftojmë tifozët kuksianë dhe të gjithë shqiptarët që të kontribuojnë me çfarë të mundin, për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit tanë, të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Solidarë për të prekurit nga tërmeti

Partizani në terren, ndihma në Bubq e Thumanë

Gjesti i futbollistit të Partizanit

Solidarizimi, luan me fëmijët e prekur nga tërmeti