MENU
klinika

Video

‘Kur të godet shpirti i shenjtë’, vogëlushja kërcen në mes të korit

19.12.2019 - 17:24

Ky është momenti plot humor kur një fëmijë i veshur si engjëll, fillon ta shijojë shumë muzikën e një kori dhe fillon të kërcejë nën ritmet e saj.

Leslie Webb po filmonte ndërsa vajza e saj Isabella filloi të kërcente në një kishë në Porter, Indiana këtë javë.

I rrethuar nga fëmijë të veshur si barinj dhe engjëj, vogëlushja fillon të bjerë në sy me kërcimin e saj ndërsa fëmijët e tjerë janë ende të qetë.


Nëna e saj krenare ndau pamjet e filmuara në Facebook-un e saj, duke thënë: ‘Kur Fryma e Shenjtë ju godet!!’

Në pamje, Isabella duket e pavëmendshme ndaj kërkesave për të qëndruar në këmbë dhe për të kënduar dhe në vend të kësaj fillon të vallëzojë për qejfin e saj.

Postimi i zonjës Webb tani është ndarë më shumë se 60,000 herë dhe ka marrë rreth 25,000 komente dhe lavdërime për lëvizjet e saj.

Shumë komentues shkruan madje se kjo video iu ndryshoi ditën.