MENU
klinika

Korça zgjedh më të bukurën e saj

Kush do përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Summer World 2020”?

26.12.2019 - 17:04

Mbrëmja e Krishtlindjeve në Korçë është zbukuruar edhe më shumë nga spektakli “Miss Korça 2019”, konkurs ku morën pjesë 21 vajza nga qyteti juglindor, të cilat dhuruan për spektatorët një natë të mbushur me emocion, sharm dhe bukuri.

Producentja e “Miss Korca 2019” njëherësh prezantuesja e konkursit, Albana Çakshiri falenderoi për mbështetjen e treguar ndër vite nga Birra Korça.

Producentja Albana Cakshiri nderoi me titull “Mirënjohje” Presidentin e Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu për kontributin e dhënë ndër vite për artin dhe kulturën, veçanërisht për qytetin e Korçës. Titull “Mirënjohje” iu dha edhe kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

Ky konkurs bukurie solli emocione të shumta për spektatorët korçarë, të cilët nuk rreshtën duartrokitjet. Emocionet më të forta u përjetuan nga 21 konkurrentët në momentin e kurorëzimit për çmimin e madh.

Fituesja e garës së bukurisë Miss Korça 2019 u shpall Armenda Bardhollari, çmim që iu dorëzua nga Presidenti i “Hysenbelliu Group”.

Bukuroshja Armenda Bardhollari do të përfaqësojë Shqipërinë në garën botërore “Miss Summer World 2020” ndërsa të ardhurat nga biletat e këtij spektakli do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit