MENU
klinika

6 ide si ta kombinoni

Kush tha që e bardha nuk vishet në dimër?!

15.12.2019 - 21:24

Stina e dimrit duket sikur na kufizon pak nga veshjet me ngjyra të hapura.

Por, kush tha që e bardha nuk mund të vishet në dimër?

Përkundrazi mund të visheni me të bardha dhe të dukeni po aq bukur dhe me stil, si me ngjyrat e errëta.

Nëse ende keni dyshime, mund të shihni dhe pse jo të frymëzoheni nga kombinimet e mëposhtme.

Pulovrat


Kush nuk i dashuron pulovrat në dimër? Nëse ende nuk keni një pulovër të bardhë, shtojani menjëherë një të tillë gardërobës tuaj. Dhe për një pamje “all white” guxoni ta kombinoni me një palë pantallona të bardha. Do të dukeni gjithë stil!

Këmishat


Nëse duhet të vishni patjetër këmishë në punë (por jo vetëm) mund ta kombinoni fare mirë me një fund të trashë dimri dhe me çizme. Në rast se dëshironi ta përshtasni pamjen tuaj për në mbrëmje, mund të vishni një fund si ky në foto dhe ja ku veshja juaj u shndërrua!

Xhaketat


Një xhaketë e bardhë në dimër do t`ju bëjë të dukeni si një zonjushë delikate. Mund ta kombinoni me çdo gjë dhe për ta bërë pamjen tuaj më femërore, vendosni edhe një kapele.

Çizmet


Çizmet e bardha janë shumë në modë këto kohë. Vajzat e famshme po i veshin gjithnjë e më shumë dhe nëse nuk i keni bëjini tuajat sa më parë.

Palltot e ngrohta

Një pallto e ngrohtë e bardhë është gjithçka që ju duhet për të përballuar dimrin e ftohtë dhe pse jo për të realizuar foton perfekte për Instagram.

Kostum i bardhë

Victoria Beckham nuk gabon kurrë me zgjedhjet e saj dhe sidomos me kostumet, që duket sikur janë shpikur për të. Kostumi i bardhë do t`ju tregojë elegante dhe do të bini edhe më shumë në sy.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN