MENU
klinika

Premier League, Java 16

Liverpool marshon në krye, “shpërthen” Tottenham

07.12.2019 - 18:01

Liverpool marshon në krye të renditjes së Premier League, teksa sot ka kaluar edhe një pengesë tjetër në transfertë, teksa ka fituar 3-0 ndaj Bournemouth. Një sukses që e con provizorisht në 11 pikë diferencën me vendin e dytë.

Sadio Mane dhe Alexander-Arnold e nisën nga stoli, ndërsa Firmino dhe Salah janë rikthyer si titullarë dhe kanë qenë vendimtarë. Ishte Oxlade-Chamberlain ai që ka zhbllokuar rezultatin pas 35 minutave lojë përpara se Keita të dyshonte pak sekonda para fundit të pjesës së parë.

Pas pushimit Mo Salah ka shënuar golin që ka vulosur fitoren për kryesuesit e Premier League që tani kanë shkuar në kuotën e 46 pikëve.

Tottenham ka reaguar me karakter të madh pas disfatës me Manchester United disa ditë më parë. Skuadra e Jose Mourinho-s ka shkatërruar Burnley-n me rezultatin 5-0 në White Hart Lane.

Kane ka zhbllokuar rezultatin përpara se Lucas të dyshonte pak më bonë. Son ka shënuar golin e sezonit pas pak më tepër se gjysmë ore lojë, koreano-jugori ka dribluar shtatë kundërshtarë përpara se të shënonte.

Pas pushimit Kane ka shënuar golin e dytë personal, ndërsa ka përgatitur rrjetën e Sissoko në fundin e takimit. Një fitore e madhe e Spurs që tani janë ngjitur në vend të pestë me vetëm gjashtë pikë më pak se Chelsea i vendit të katërt.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”