MENU
klinika

Jo vetëm Inter-Barcelona

Llogaritë e fundit në grupet e Champions

10.12.2019 - 12:20

Champions League rikthehet me ndeshjet e fundit në grupe. Shumë skuadra janë kualifikuar, por ka ende shumë enigma, shto edhe ato që do t’i bashkohen Europa League

GRUPIN E situata është e tillë: Liverpool 10, Napoli 9, Salzburg 7, Genk 1. Liverpooli e kalon raundin nëse barazon me Salzburg ose nëse Genk mposht Napolin. Ndërsa skuadra e Ancelottit mjafton të mposhtë Genk, madje mund të merrte edhe vendin e parë në grup nëse nuk fiton Liverpool.

Në grupin GRUPIN F kemi këtë renditje: Barcelona 11, Inter 7, Borussia Dortmund 7, Slavia Prague 2. Barcelona është kualifikuar si e para në grup. Interi kalon raundin, nëse mundin Barçën. Borussia Dortmund kalon nëse mposht Slavian dhe Interi nuk fiton.

Barcelona do të luajë pa Lionel Messin, por edhe me shumë ndryshime në “San Siro”, që ka thyer një rekord në itali për të ardhurat nga biletat e shitura për këtë ndeshje, mbi 7 milionë euro. Në Europa League do të kalojë Inter ose Dortmund.

GRUPI G ka këtë renditje: Leipzig 10, Zenit 7, Lyon 7, Benfica 4. Leipzig është i kualifikuar. Një barazim do t’i garantonte atij vendin e parë. Gjithcka e hapur për vendin e dytë dhe vendin e tretë në këtë grup.

Edhe GRUPI H është interesant: Ajax 10, Valencia 8, Chelsea 8, Lille 1. Ajax i mjafton një barazim në shtëpi me Valencian. Chelsea kalon grupin me një fitore ndaj Lille, por nëse Ajax mposht Valencian, Bluve të Londrës do t’u mjaftonte një barazim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN