MENU
klinika

Arsyeja

Lojtarët e Skënderbeut bojkotojnë stërvitjen

10.12.2019 - 15:43

Situatave të vështira që po kalojnë klubet shqiptare sa i takon anës financiare i është shtuar edhe Skënderbeu. Lojtarët korçarë nuk dalin në stërvitje si shenjë revolte për rrogat e pamarra.

Prej ditësh në klubin korçar ishte paralajmëruar, por lojtarët prisnin reagimin e presidentit Ardjan Takaj dhe nuk kërkonin që të jepnin lajmin për ultimatumin që kishin vënë sa u përket rrogave.

Duket durimi ka sosur dhe lojtarët i kanë komunikuar trajnerit Ilir Daja se nuk duan të dalin në stërvitje, pasi klubi nuk i ka paguar.

Tekniku është munduar t’i qetësojë, por futbollistët kanë qenë të vendosur për të mos dalë në fushë. Tashmë pritet reagimi i presidentit Takaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN