MENU
klinika

Kategoria I, java 11

Lushnja fiton derbin myzeqar, rikthehet Korabi

14.12.2019 - 15:26

Kanë përfunduar ndeshjet e javës 11 të Kategorisë së Parë. Në Jug, spikat fitorja e Lushnjës ndaj Apolonisë, ndërsa në Veri, Korabi rikthehet te fitorja pas 3 humbjesh.

Në Grupin A, Korabi ka fituar 2-1 ndaj Velecikut në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës, me një gol për secilën pjesë. Dinamo ka barazuar me 10 vetë në Peqin ndaj Shkumbinit.

Njësoj përfundon edhe në Pukë mes Tërbunit dhe Erzenit dhe në Burrel mes skuadrës vendase dhe Egnatias. Superndeshja Besëlidhja-Kastrioti luhet nesër.

GRUPI A

Shkumbini- Dinamo 1-1

43′ Mustafaj,/ 40′ Qoshku

Tërbuni- Erzeni 1-1

32′ Pergjini, 66’ Enok

Veleçiku- Korabi 1-2

Bega87’ / 14′ Xhabrahimi, 64′ Skuka

Burreli- Egnatia 1-1

42’ Gjonaj / Reinert 75’

Në Grupin B, padyshim që e gjithë vëmendja ishte te derbi i Myzeqesë mes Lushnjës dhe Apolonisë, vendasit e Ilir Gjylës, arritën të triumfonin me rezultatin 2-1 me përmbysje.

 

Ndërkohë 2 sfidat e tjera ajo mes Turbinës dhe Shënkollit si dhe Iliria – Pogradeci, përfunduan në barazim. Oriku-Devolli luhet neser.

GRUPI B

Lushnja- Apolonia 2-1

36′ Canka, 52′ Mezini /34′ Gjata

Turbina- Shënkolli 1-1

84′ Jaupi/ 78′ Kryemadhi

Iliria- Pogradeci 0-0

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 15

Bylis ngec në Vlorë, goleadë e Laçit


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin