MENU
klinika

INSTAT/ -15 mijë hyrje

Maqedonia e Veriut “harron” Shqipërinë

29.12.2019 - 11:13

Hyrjet nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri kanë njohur rënien më të madh në listën e hyrjeve në muajin nëntor.

Referuar të dhënave të INSTAT, në nëntor 2019 në Shqipëri u shënuan rreth 22 mijë hyrje nga Maqedonia e Veriut. Në nëntorin e vitit të kaluar,numri i hyrjeve ishte rreth 37 mijë hyrje. Pra, nga Maqedonia e Veriut, këtë nëntor, janë regjistruar 15 mijë hyrje më pak se në nëntorin e vitit të kaluar.

Në përqindje, rënia rezulton me 40%.

Por kjo tendencë konstatohet vetëm në rang muaji, pasi në rang 11 mujori rezulton se ka rritje të konsiderueshme numri i hyrjeve nga Maqedonia e Veriut.

Në janar-nëntor 2019, nga Maqedonia e Veriut u regjistruan 712 mijë e 878 hyrje; 72 mijë hyrje më shumë sesa në periudhën janar-nëntor 2018.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN