MENU
klinika

'Kambanë alarmi'

Mediat/ Meta: Gjendja alarmante, të reflektojë politika!

20.12.2019 - 10:45

Presidenti Ilir Meta nga aktiviteti ‘Liria e shprehjes përballë të drejtave të njeriut’ të organizuar nga Avokati i Popullit, u shpreh se fatkeqësisht liria e medias në vendin tonë është përkeqësuar.

Ai e cilësoi gjendjen një kambanë alarmi.

“Liria e shprehjes është një nga parimet më të shenjta. Angazhimi i shtetit dhe shoqërisë në përkrahje të lirisë së medias është tregues i demokracisë.

Fatkeqësisht liria e medias në vendin tonë është përkeqësuar, po ashtu edhe kushtet. Numri i protestave është rritur. Numri i reporterëve që janë larguar është rritur. Disa pronarë e kanë asgjësuar postin e kryeredaktorit të lajmeve e bëjnë vetë. Këto janë kambana alarmi ku ndodhet liria e shprehjes në Shqipëri. Shqiptarët nuk duhet të harrojnë diktaturën dhe vuajtjet nga mohimi i kësaj të drejte. Por kambana më e fortë është shpopullimi”, tha Meta.

Më pas kreu i shtetit u ndal te azilkërkuesit, duke theksuar se numri në 10 muajt e parë të këtij viti është rritur me 16% krahasuar me një vit më parë.

“Para një muaji numri i azilkërkuesve për 10 muajt këtij viti është rritur me 16% krahasuar me vitin e kaluar. Në raport me Serbinë për 1 mijë banorë kemi 8.2 herë shifrën më të latë. Edhe largimi i Agron Tufës ishte lajm tronditës, që u kërcënua për shkak mendimeve. Tronditë ishte edhe mos reagimi i asnjë institucioni.

Uroj që viti i ardhshëm t’i gjejë gazetarët më të lirë dhe pranë së vërtetës. Por kjo nuk mund të ndodhë me një urim dhe dëshirë, por kërkon reflektim të thellë”.

Në fund, kreu i shtetit kishte një mesazh edhe për krizën politike.

“Një mjedis politik i përçarë nxit gjuhën e urrejtjes, urojmë që edhe tërmeti të shërbejë si moment reflektimi, pasi vetëm dialogu na garanton demokraci të suksese dhe frymëzuese”, tha ai.

Në javën e fundit u zhvillua një debat i fortë për paketën anti-shpifje, që shumica kaloi në Kuvend, ndërsa opozita dhe disa shoqata gazetarësh e kundërshtuan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konspiracion grek për të dyndur emigrantët këtu?

“Shqipëria po boshatiset, por atje iu japin punë”