MENU
klinika

Përjashtimi

Merret vendimi, Rusia jashtë “Tokyo 2020”

09.12.2019 - 12:05

Rusia do të vuajë sanksionet më të rënda në historinë e garave olimpike, për shkak të falsikimit të të dhënave të kontrollit të dopingut për atletët e saj.

Sot është marrë vendimi që Rusia të përjashtohet nga Lojërat Olimpike Verore “Tokyo 2020” dhe Lojërat Dimërore “Pekini 2022”. WADA (Agjensia Botërore e Anti-Dopingut) do të komunikojë vendimin e saj gjatë një konference për shtyp në Lussanne, në orën 13:30.

“Lista e plotë e rekomandimeve (sanksionet e Komitetit për Shqyrtimin e Pajtueshmërisë) u miratua njëzëri nga 12 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv”, – tha zëdhënësi i WADA-s.

Komiteti i Rishikimit të Pajtueshmërisë ka rekomanduar, ndër të tjera, përjashtimin e flamurit rus nga Olimpiada dhe çdo kampionat botëror për katër vite, por ka lejuar praninë e mundshme të atletëve rusë nën një flamur “neutral”.

antidoping
antidoping

Rusia ka 21 ditë për ta apeluar këtë dënim. Kështu, Gjykata Ndërkombëtare e Sporteve do të merrte një vendim shterrues e përfundimtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


WADA rihap laboratorin në Moskë

Rusia pranon skandalin e dopingut