MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

11.12.2019 - 08:01

Ditën e sotme, e mërkurë, dt. 11 Dhjetor 2019, priten reshje të dobëta në të gjithë vendin, ndërsa lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.

Në zonat malore në veri dhe lindje të vendit reshjet do të jenë në formë bore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 14 °C;
në vendet e ulëta: 9 / 13 °C;
në vendet malore: 2 / 6 °C;

Era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.