MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

24.12.2019 - 08:33

Sipas Institutittë Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, sot pasdite, e martë, dt.24 Dhjetor 2019, priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet e vendit por lokalisht mesatare në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Prurjet në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë do të vazhdojnë të jenë me tendencë ulje dhe nuk do ketë më rrezik nga përmbytjet. Në rritje të lehtë do të jetë vetëm lumi Buna por deri në nivelet brenda argjinaturës.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 14 °C;
në vendet e ulëta: 7 / 11 °C;
në vendet malore: 0 / 7 °C;ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë.