MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot, dhe nisni planet tuaja!

31.12.2019 - 08:24

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme, e martë, dt.31 Dhjetor 2019, priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Kukës dhe Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje.

Në terrenet malore priten reshje të dobëta dëbore në verilindje dhe lindje të vendit.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 10 °C;
në vendet e ulëta: 0 / 9 °C;
në vendet malore: -6 / 2 °C;

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, deri mesatare gjatë pasditeve.