MENU
klinika

Post-tërmeti

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

02.12.2019 - 08:53

Presidenti i vendit ka mbledhur Këshillin e Sigurisë për situatën post-tërmetit në Shqipëri.

I pari që mbërriti në presidencë ishte kryeparlamentari Gramoz Ruçi, në orën 08:28. Pas tij në 08:31, erdhi kryeministri Rama.

Takimin e konfirmoi edhe kryeministri Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm kur tha: “Nuk po humbim shumë kohë se kemi edhe një takim tjetër me kërkesë të Ilir Metës.”

Lajmi për mbledhjen e Këshillin e Sigurisë Kombëtare u dha nga zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi të dielën (1 dhjetor) në një postim në Facebook.

“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës,”-shkroi Blushi.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin