MENU
klinika

Çfarë mendon Maqedonia e Veriut?

“Mini-Shengeni”/ “Pa Kosovën nuk ka sukses”

21.12.2019 - 12:02

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbështet nismën për “Mini-Shengenin” ballkanik, duke e vlerësuar si shumë të mirë për lëvizjen e njerëzve vetëm me letërnjoftime si dhe ofrimin e lehtësirave të shumta në fushën e transportit të mallrave, por drejtues të institucioneve të tjera thonë se kjo nismë nuk mund të ketë sukses nëse nuk do të përfshijë edhe shtetet tjera të Ballkanit.

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në fjalimin vjetor në Kuvend tha se “Mini-Shengeni” duhet të jetë i plotë me përfshirjen e të gjitha gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi të kundërtën kjo nismë nuk do të ketë sukses.

“I ashtuquajturi “Mini-Shengeni” ballkanik duhet të përbëhet nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm nga tri. Pra, kjo nismë që të jetë funksionale duhet të jetë i plotë, ndryshe nuk funksionon. Me këtë aleancë nuk kemi të bëjmë as me ‘Jugosllavinë e Madhe’ dhe as me ‘Shqipërinë e madhe’.

Kanë kaluar ideologjitë e vjetra të shekullit të kaluar, këto duhet t’i arkivojmë. ‘Mini-Shengeni’ na duhet për të përmirësuar jetët tona në Ballkan dhe për të shuar përfundimit konfliktet. Ballkanit nuk i duhen ideologjitë e shekullit të XIX dhe XX. Nëse vërtetë duam jetë më të mirë, atëherë duhet të bashkohemi sipas modelit të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore”– ka theksuar Pendarovski.

Edhe njohësit e çështjeve politike, thonë se nisma e “Mini-Shengenit”, nuk do të ketë sukses nëse nuk do të jetë e plotë. Arsimi Sinani nga Qendra për studime ndërkombëtare dhe hulumtime ballkanike, thotë se kreu i shtetit e ka të qartë se çdo nismë që do të përjashtonte apo nuk do të përfshinte të gjithë shqiptarët do të jetë e dështuar.

Ndërkohë, partitë politike thonë se mbështesin çdo nismë rajonale që ka për qëllimin afrimin e shteteve dhe forcimin e bashkëpunimit mes tyre për lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, por sipas tyre prioritet kryesore duhet të mbetet angazhimi për anëtarësimin e tyre në strukturat euroatlantike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A ka nevojë rajoni për Mini-Shengenin Ballkanik?

Kurti: Duhet shtuar bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë