MENU
klinika

Kujdes! Mund të dëmtojë një fetus

Miratohen format e para të ilaçeve “Gilenya” për sklerozë

10.12.2019 - 12:42

Versionet e para gjenerike të ilaçit të sklerozës së shumëfishtë Gilenya janë miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Tre versionet gjenerike të kapsulave Gilenya (fingolimod) u miratuan për trajtimin e formave relapsuese të sklerozës së shumëfishtë (MS) tek të rriturit.

“Miratimi i ilaceve të sigurta dhe efektive, në mënyrë që pacientët të kenë më shumë mundësi trajtimi, vazhdon të jetë një përparësi për FDA”, tha Dr. Janet Woodcock, drejtor i Qendrës së FDA për Vlerësimin dhe Kërkimin e Barnave, në një njoftim për agjencitë.

“Të kesh akses në trajtime të përballueshme është e rëndësishme për pacientët me kushte që kërkojnë kujdes të vazhdueshëm.”

Shumë pacientë me MS kanë periudha të keqësimit të funksionimit dhe fillimit të simptomave të reja (relapses), të cilat fillimisht përcillen nga periudhat e rimëkëmbjes (remisionet). Por, me kalimin e kohës, rikuperimi mund të jetë jo i plotë, duke rezultuar në aftësi të kufizuara në rritje. Gilenya është një trajtim i përdorur gjerësisht në raste të tilla.

Në provat klinike për Gilenya, efektet anësore më të shpeshta ishin dhimbja e kokës, ngritja e enzimave të mëlçisë, diarreja, kolla, gripi, sinusiti, dhimbjet e shpinës, dhimbjet e barkut dhe dhimbja në ekstremitetet, sipas FDA.

Fingolimod ka një numër rreziqesh serioze, duke përfshirë ngadalësimin e rrahjeve të zemrës, rritjen e rrezikut nga infeksione serioze, probleme të frymëmarrjes, dëmtimin e mëlçisë, kancerin e lëkurës dhe rritjen e presionit të gjakut.

reaksioni i ilaceve-konica.al

Ilaçi mund të dëmtojë një fetus në zhvillim, kështu që mjekët duhet të paralajmërojnë pacientët femra me MS në moshën e lindjes së fëmijës në lidhje me atë rrezik dhe t’i këshillojnë ata të përdorin kontracepsion, tha FDA.

MS është një sëmundje inflamatore, autoimune e sistemit nervor qendror që prish komunikimin midis trurit dhe pjesës tjetër të trupit.

Është një nga shkaqet më të zakonshme të aftësisë së kufizuar neurologjike tek të rriturit dhe ndodh më shpesh tek gratë sesa burrat.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë