MENU
klinika

Kundërshtari

Mposhti Ruiz, Joshua piketon rivalin e radhës

08.12.2019 - 14:17

Superdueli i peshave të rënda mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz përfundoi me fitoren e britanikut, që rimerr kurorën e kampionit pas humbjes në qershor të këtij viti.

Menjëherë ka nisur të diskutohet për sfidën e radhës. Joshua ka 180 ditë kohë për të rregulluar ndeshjen e radhës. Sipas gjasave, sfidanti i radhës për kampionin do të jetë Oleksandr Usyk.

Ukrainasi ka 17 ndeshje në karrierën e tij, ku njeh vetëm fitore, 13 prej tyre me KO. Së fundmi, Usyk bëri dhe debutimin në peshat e rënda, ku triumfoi në Chigago pas 7 raundesh ndaj Cheazz Whitherspoon.

Ndërkohë, pas ndeshjes së fundit me Ruiz, Joshua i tha kundërshtarit: “Je njeri fantastik mbi të gjitha. Gjithashtu je një kampion i madh. Jam i sigurt që do të shihemi përsëri”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN