MENU
klinika

Pak gëzim në çadrën e emergjencës

“Mrekullia e jetës”/ E mbijetuara nga tërmeti sjell në jetë Ajsel

02.12.2019 - 21:03

Pas tërmetit tragjik, që i la pa shtëpi dhe i detyroi të strehoheshin në çadrën e emergjencës, pati pak gëzim në familjen Sula.

Ajseli  i ka sjellë gëzim familjes Sula. Nëna e saj e prekur nga tërmeti, ka sjellë në jetë fëmijën e saj.

Familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën.

“Ajsel ti nuk do jesh kurrë vetëm”, shkruan ministrja.