MENU
klinika

Banderola për të ndjerët nga tërmeti

“Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen”

13.12.2019 - 19:47

Një homazh mjaft domethënës nga tifozët e Partizanit në derbi. Sapo lojtarët e të dyja ekipeve kanë zbritur në fushën e blertë, të dyja tifozeritë kanë shpalosur koreografitë e tyre spektakolare.

Por, ajo që binte në sy ishte një banderolë gjigante e tifozëve të Partizanit, e cila kishte të bënte me viktimat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit…

“MURET DO NGRIHEN SËRISH, ËNGJËJT DO KUJTOHEN PËRGJITHMONË” – ishte kjo banderola që mori duartrokitjen e të gjithëve dhe shkaktoi emocione të shumta në shkallët e stadiumit që për herë të parë pret një ndeshje derbi të kryeqytetit.

Ndërkohë edhe tifozët e Tiranës janë sensibilizuar pas hapjes së banderolës gjigante, duke duartrokitur dhe duke i dhënë një atmosferë ndryshe…

Pak minuta para ndeshjes në fushën e “Air Albania Stadium” kanë zbritur heronjtë  që shpëtuan jetë njerëzish pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi disa qytete të Shqipërisë, por sidomos Durrësin dhe Krujën, ku shkatoi dëme në njerëz dhe të shumta në materiale.

Bëhet fjalë për Forcat e Armatosura, Policinë e Rendit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë apo dhe të tjerë që morën pjesë në ato netë tragjike për popullin shqiptar.

Këtu tifozëritë janë bërë një dhe të gjithë në shkallët e stadiumit kur ata kanë parakaluar janë ngritur në këmbë. Madje ka pasur ovacione dhe duartrokitje të shumta për ata që ndihmuan në shpëtimin e sa më shumë jetëve të njerëzve që kishin mbetur nën rrënoja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin