MENU
klinika

Ruçi: Nuk do ta harrojmë kurrë...

“Nesër në Tiranë delegacioni për të ndihmuar në rindërtim”

16.12.2019 - 14:53

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi një takim me ambasadorin e Shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri.

“Solidariteti i Emirit, Asamblesë Konsultative, Presidentit të Asamblesë dhe popullit të Katarit është një inkurajim i madh për të përballuar pasojat e tërmetit. Ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë që thotë se miqtë e mirë duken në ditë të vështira.

Ndihmën tuaj nuk do ta harrojmë kurrë. Megjithë përpjekjet tona, jemi të vetëdijshëm se burimet financiare dhe kapacitetet teknike të Shqipërisë janë të kufizuara dhe të pamjaftueshme për të përballuar fazën e rindërtimit. Prandaj e kemi të nevojshme ndihmën dhe kontributin e Shtetit të Katarit dhe jemi të bindur se ajo do të vazhdojë”– theksoi Kryetari i Kuvendit.

Ruçi shprehu gjithashtu mirënjohjen për kontributin e Ambasadës dhe Ambasadorit të Shtetit të Katarit, për ndihmat emergjente për familjet e prekura nga tërmeti në Durrës, Thumanë, Vorë, Kavajë.

“Mbështetja e Katarit për Shqipërinë do të vazhdojë përtej ndihmave të emergjencës, duke u fokusuar kryesisht në rindërtimin e ndërtesave të shërbimeve publike. Nesër vjen në Tiranë një delegacion i Fondit të Zhvillimit të Katarit për të vlerësuar nevojat. Ndihma jonë do të vazhdojë deri ditën e fundit të rindërtimit”– vuri në dukje Ambasadori Al-Marri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mblidhet Komiteti Ndërkombëtar i Rindërtimit

“Problem i madh është financimi i gjithë operacionit”


“Dyshojmë se ka gisht edhe vjehrra”

Misteri rreth vr*sjes së Alba Cenkos

“Do të realizojmë 90% të tenderave me Inteligjencë Artificiale”

Rama: Jemi të parët në rajon për Prokurimet Publike

“Ambicia jonë, të prodhojmë edhe paratë në vend”

Rama: Sektori ku në teknologjinë e digjitalizim jemi mbrapa…

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë