Presidenti Ilir Meta ka publikuar në gjuhën angleze videon e dytë kundër kreut të Këshillit të Lart1ë të Drejtësisë, Ardian Dvoranit.
Përmes një mesazhi në “facebook”, Kreu i Shtetit shkruan që ky spot i dytë është kthyer në anglisht “për të denoncuar dhe njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen për grusht shteti”.
“Të dashur qytetarë! Ky është spoti i dytë i autorizuar nga unë në gjuhën angleze, për të denoncuar dhe njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen për grusht shteti, përmes uzurpimit mafioz të kontrollit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Meta.
Kujtojmë se përplasja mes Ilir Metës dhe Ardian Dvoranit nisi për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku Presidenti e akuzoi kreun e KED se ka shkelur Kushtetutën, duke mos respektuar radhën e përzgjedhjes së emrave nga institucionet përkatëse, përkatësisht 3 nga Presidenca, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë.
Pas përplasjeve të forta në distancë, Presidenti Meta paralajmëroi se do të publikonte edhe video, që sipas tij, përmbanin fakte përvëluese kundër Ardian Dvoranit.