Prej më shumë se një viti po qarkullon lajmi se Manchester United mund të shitet dhe më konkretisht të blihet nga sheikët e Arabisë Saudite.
Familja amerikane Glazer që zotëron klubin ka rezistuar përballë ofertave joshëse dhe nuk kërkon që të heqë dorë nga pronësia e United.
Megjithatë, oferta marramendëse prej 3.8 miliardë stërlinash të bëjnë të tundohesh jo pak. Ministri i sportit në Arabinë Saudite ka zbuluar së fundmi se Manchester United së shpejti mund të ketë pronar arabë.
Bëhet fjalë për Princin Abdulaziz bin Turki Al Faisal, i cili ka folur edhe për gjigantin “BBC”, ku është shprehur:
“Çdo gjë është e mundur në të ardhmen. Tani jemi përqendruar në zhvillimin e skenës lokale dhe kemi investuar shumë para në klubet e futbollit brenda mbretërisë, por në të ardhmen mund të ketë diçka.”