MENU
klinika

E vetmja dosje nga Tirana

Padia e Metës ndaj Dvoranit në dorën e SPAK

26.12.2019 - 14:37

Padia që presidenti Ilir Meta bëri kundër kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, do të shqyrtohet nga SPAK, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion.

Prokurori Alket Mersini ka shpallur moskompetencë për të shqyrtuar padinë, pasi Dvorani është zyrtarë i lartë.

Kështu, hetimi për padinë e Metës kundër Dvoranit me akuzat për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit, është në dorën e SPAK.

Presidenti Ilir Meta e ka akuzuar Dvoranin si ushtar të partisë, sulme që nisën gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti dhe Parlamenti në bazë të listave me kandidatë të radhitur përmes një sistemi pikëzimi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do vazhdoj të ushtroj deri në fund kompetencat”

Dvorani i përgjigjet presidencës: Bllokimi i KED nuk mund të ndodhë