MENU
klinika

"Nuk ka pengesë që s’do kalohet"

Para takimit me Mustafën, Albin Kurti flet me bindje

11.12.2019 - 17:51

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti para takimit të sotëm me kreun e LDK-së, Isa Mustafa u shpreh i bindur se nuk do të ketë asnjë pengesë, përshirë postin e presidentit që nuk do të tejkalohet me LDK-në për të formuar qeverinë e ardhshme, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Pretendenti për kryeministër pas takimit me disa prej sindikalistëve tha se populli ka votuar për ndryshime dhe nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, pos koalicionit VV-LDK, raportojnë mediat kosovare.

“Unë jam optimist se do t’i tejkalojmë të gjitha diferencat e vogla. Në njërën anë ekziston mirëbesimi ynë, në anën tjetër po ashtu  dhe dëshira e madhe për ndryshime politike  në vendin tonë. Sa i përket rezultateve konkrete nga këto bisedime, natyrisht se do t’iu njoftojmë atëherë kur do t’i kemi ato. Por mos dyshoni në suksesin e plotë të formimit të koalicionit qeverisës se populli  me 6 tetor ka vendosur për ndryshime dhe qe besa me zgjedhjet e tij nuk na ka lënë zgjedhjeve neve. Do të bëhet VV-LDK, sepse kështu ka dashur populli… s’ka pengesë që nuk e tejkalojmë”, tha ai.

Për takimin e sotëm, Kurti tha se do të vazhdojnë negociatat aty ku kanë mbetur në ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv. Sot rreth orës 17:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës pritet të takohen Kurti-Mustafa pas një pauze dhjetëditëshe ku u shpërfaqën dallimet për disa nga postet ministrore dhe postin e presidentit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk do të luajë kurrë kundër meje"

“Do mposhtet keq”, Vuçiç ‘provokon’ Albin Kurtin

Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë