06.12.2019 - 17:01
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në terren pas tërmetit të 26 nëntorit, si pasojë e të cilit 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur dhe pa strehë mbi kokë.
Me një shënim në “Facebook”, ambasada thotë se grupi i inxhinierëve të SHBA po punon me intensitet të lartë në ndërtesat e prekura nga tërmeti, ndërsa shton faktin se pas kësaj do arrihet në konkluzionin nëse njerëzit duhet apo jo të kthehen brenda banesave të tyre.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Veliaj mbledh me urgjencë këshillin bashkiak