Edhe pse është fillimi i muajit, me siguri shumica prej lexuesve tanë po planifikojnë që tani tryezën festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, që siç ‘e kërko’ tradita duhet të jetë e mbushur plot e përplot.
Po sikur në vend që të mendoni për bakllavanë dhe gjelin e detit, t’i bëni vetes një të mirë duke pastruar organizmin nga toksinat, metalet e rënda dhe lëngjet e tepërta që keni mbledhur gjatë gjithë vitit? Mjafton të keni vullnet të hekurt dhe të ndiqni me përpikmëri për 15 ditë regjimin e mëposhtëm, i cili përmirëson sistemin tretës, parandalon alergjinë, rënien e flokëve etj.
ZGJIMI: Niseni ditën me një gotë ujë të vakët, ku keni shtuar paraprakisht një lugë gjelle uthull molle dhe një majë luge sodë buke. Përziejeni mirë derisa soda e bukës të tretet, dhe më pas pijeni. Pasi të kenë kaluar 45 minuta mund të hani mëngjes.
MËNGJESI: Mëngjesi është një ndër vaktet më të rëndësishme të ditës, pasi është i pari që ushqen organizmin me energji të reja pas filtrimit të toksinave gjatë gjumit. Për fat të keq, është edhe vakti më i nënvlerësuar pasi të shumtë janë ata që nuk e konsumojnë. Gjatë ditës 15-ditore, mëngjesi do të përfshijë vetëm lëngje detox, si për shembull lëng i freskët me mollë jeshile, kastravec, gjethe spinaqi ose selinoje, kanellë dhe xhinxher. Mund të pini sa gota të doni.
DREKA: Gjatë drekës këshillohet të keni sa më shumë kujdes, përsa i përket përdorimit të kripës dhe vajit të ullirit. Nuk duhet të mungojë kurrsesi sallata me gjethet jeshile, si sallata jeshile, spinaqi, selinoja, rukola, sallata valeriana, qepët e njoma, brokoli etj. Pas sallatës, mund të hani një supë kremoze me perime, mish pule të zier ose gatuar në avull, fileto gjel deti ose peshk.
ZEMRA: Nga dreka deri në darkë, mund t’i lejoni vetes një vakt të ndërmjetëm ku lejohet konsumimi i ftutave të thata si bajamet, lajthitë apo stikat. Nuk mund të hani më shumë se 10 kokrra në total. Nëse ju ka tepruar pak nga lëngu i mëngjesit, mund ta pini.
DARKA: Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që darka është vakti i ‘mëkati’, pasi e lëshojmë veten dhe hamë gjithmonë e më shumë. Gjatë darkës këshillohet të hani 2 mollë jeshile, një gotë me kos me 0% yndyrë, ose perime të gatuara në zgarë, shoqëruar me pak djathë pa yndyrë ose gjizë.