MENU
klinika

Nga Alban Daci

Për minorenët shqiptarë që vijnë në Itali!

30.12.2019 - 14:10

Kohët e fundit është rritur ndjeshëm në Itali numri i minorenëve shqiptarë që vijnë në Itali.

Historitë e tyre janë nga më të ndryshme. Shumica vijnë nga realitete sociale të vështira familjare dhe ekonomike. Disa të tjerë vijnë, sepse nuk shohin asnjë perspektivë në Shqipëri për të ardhmen e tyre.
Me statusin e minoren it marrin mbrojtje dhe leje qëndrimi nga Shtetit Italian, i cili në rastet kur janë të pa shoqëruar nga të rritur ju garanton fjejtje, ushqim shkollim.

Disa nga këto të rinj nga historitë e treguara ose nga imazhet e para nëpër TV, e konceptojnë Italinë si një mundësi për tu pasuruar shpejt.
Nuk janë të pakta që mjediset shoqërore që frekuentojnë i stimojnë për të devijuar dhe për të konsumuar edhe vepra penale.

Këto të rinj duhet ta konceptojnë mundësinë që ju jep shteti Shteti italian si oportunitet të artë për tu shkolluar, për të zotëruar ndonjë zanat dhe për tu integruar më së miri.

Së pari, këta të rinj nuk i këshilloj të vijnë në Itali dhe të braktisin familjet e tyre, duke përjashtuar rastet kur janë të detyruar për shkak të rrethanave konkrete si rreziku për jetën në Shqipëri.

Së dyti, të mos vijnë në Itali për tu veshur firmato, për të bërë jetë luksi, por për të marrë një formim të mirëfilltë europian dhe për të bërë integrim të plotë e dinjitoz në Shtetin italian.

Si dhe po ashtu mendoj se koordinimi i institucioneve italiane e shqiptare duhet të jetë më i lartë në lidhje me këto çështje.