MENU
klinika

Epiku i fundit

Poeti që Bukovski e adhuronte, nuk i duronte fare… burrat

19.12.2019 - 16:45

      Një shekull më parë një njeri i ktheu shpinën botës, mori një copë tokë me pamje nga deti dhe ndërtoi një shtëpi për gruan që ai dashuronte. Gruaja quhej Una, shtëpia u ndërtua mbi një shkëmb kalifornian, në Carmel, e quajti shtëpia-shkëmb, ishte një kullë gurësh, sepse asaj i pëlqenin rrëfimet irlandeze dhe poezitë e William Butler Yeats./Konica.al

Burri ishte poet. Quhej Robinson Jeffers (1887-1962), i lindur në Pensilvani, në vendlindjen e Reverend William, një mrekulli e vërtetë. Në moshën dymbëdhjetëvjeçare fliste anglisht, gjermanisht, frëngjisht; përkthente nga gjuha greke dhe gjuha latine, i përgatitur mes miteve klasike dhe mençurisë biblike. Kishte studiuar në Evropë. Robinson Jeffers ishte një nga poetët e mëdhenj amerikanë të shekullit, madje më 4 prill 1932, revista “Time” i dedikoi hapësirën e kopertinës, por edhe nëse nuk keni dëgjuar të përmendet nuk është problem – problemi është i atyre që kanë bërë të pamundurën për ta lënë në hije./Konica.al

Në vitin 1969, Mary de Rachewiltz, e bija e Ezra Pound, përktheu një libër me bukuri të jashtëzakonshme nga poezitë e Jeffers. Në atdheun e tij famës së Jeffers i është hedhur velloja  e harrimit: ai nuk është një poet që qetëson, i cili shkruan vargje për të dekoruar fatin në pushime. Robinson Jeffers, një njeri që ka zgjedhur të jetojë një jetë të bjerrë, në shkretëtirën e vetvetes, në shkëlqimin e ashpërsisë, konsiderohet poet i pakëndshëm. Pacifist radikal, luftëtar asketik, poet i poezisë së armatosur, i cili zhvarros mite, shpeshherë përzgjedh profeci, me fuqinë e paepur të një bibliku. Robinson Jeffers është mbase poeti i fundit, i aftë të arrijë dimensionin epik, autentik dhe modern.

Shpesh i nderuar, Robinson Jeffers është një poet për t’u mbajtur i fshehur, për ta lexuar nën qetësinë e kurorës së pemëve. Charles Bukowski, për çudi e adhuronte: “Ai më frymëzoi shumë. Unë e adhuroja egërsinë e tij të vrazhdë në vargje… Jeffers është perëndia im… nuk i honepste burrat, mendonte se jeta njerëzore ishte e tmerrshme, si mund të mos e adhuroja?”

 

Shkretëtirë shpirti

Sërish përgatitin tmerret që hoqëm;

jehonë jehonash është çka thonë.

Mos u përzje me asnjë palë; shiko, mbaj vesh.

Nuk janë thjesht vrasës, as shitës çikërrimash,

as gazetarucë, janë qeveri

shtetesh të mëdhej; njerëz që besohen

nga turma njerëzish. Kqyri mirë.

Inati dhe tallja s’bëjnë punë.

Si duket, erdhi koha e zhgënjimit,

secili në shkretëtirën e shpirtit të hyjë.

Njeriun e njohëm, të kërkojmë Perëndinë.

 

“Robinson Jeffers ka bërë një nga jetët më të diskutueshme dhe më tërheqëse për një poet amerikan… Në një epokë kur shumë poetë bashkëkohorë, duke ndjekur shembullin e T.S. Eliot dhe Ezra Pound, insistuan në vështirësinë e nevojshme të gjuhës poetike, Jeffers denoncoi punën e tyre si një mënyrë të parëndësishme, pasi ai kërkonte qartësi retorike, emocion, thellësi mendimi. Thoshte se historia dhe shoqëria e kishin çuar në dëshpërim, megjithatë ai u përball me politikën me sinqeritetin e një poeti të epokës së vet, megjithëse vrazhdësia dhe vetmia e vunë atë përkundër përbuzjes që në vitet ‘30.

Jeffers e përdor poezinë si thikë: “Poezia përfshin dhe shpreh gjithçka, ashtu si proza nuk do arrinte dot kurrë ta shprehte. Detyra e saj është të përmbajë një botë të tërë, njëherazi, fizike dhe sensuale, të intelektit dhe shpirtit… Shkenca priret t’i tretë gjërat për t’i zbuluar; i ndan, i analizon. Poezia përkundrazi, i bashkon ato, duke bërë zbulime që janë po kaq të vlefshme dhe në të njëjtën kohë, duke krijuar”./Konica.al

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!