Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj garantoi sot se situata në vend pas tërmetit të 26 nëntorit, nuk do të ketë pasojë në buxhetin e shtetit.
Në fjalën e tij në seancë plenare, Ahmetaj tha se edhe pse kostot e rindërtimit pas fatkeqësisë natyrore, janë të mëdha, kjo nuk do të ndikojë në buxhet, asnjë taksë nuk do të rritet dhe asnjë investim i parashikuar apo subvencion për shtresat në nevojë nuk do të cënohet.
“Nuk do rrisim asnjë taksë, asnjë taksë, në mënyrë direkte as borxhin s’do e rrisim, por do i përgjigjemi në dinamikë duke nisur nga 1 janari me programin specifik të detajuar të ndërtuar nga vetë kryeministri me ndihmën e komisionit të Ekonomisë e Financave për atë që sot prezantohet si programi i rindërtimit.
E theksoj është dinamik, s’ka rritje taksash e që ditën e parë nis me gati 200 milionë USD. Fillojmë me 70 milionë dollarë nga donatorët. Të jeni të bindur do shkojë mbi 150 mln euro mbështetja nga donatorët, shumë shpejt do jetë konferenca e donatorëve iniciuar nga KE.
Ky pra është buxheti, thelbi është: 1 program të rëndësishëm rindërtimi që do fokusohet te ndërtimi i banesave në Tiranë, Durrës, Thumanë, Lezhë apo edhe diku tjetër. Paralel do ketë për strehim, që në fillesë në buxhet është 1 miliardë lekë. Kosto e akomodimit në hotel sot është 2.4 milion usd në muaj që përballohet nga qeveria.
Rritja ekonomike do duhet të vazhdojë dhe për 1 muaj apo 2 muaj do duhet të kalojë trauma e rëndë që pësuam nga tragjedia, ne do duhet të fokusohemi te zhdukja e pasojave, mos lënia e asnjë qytetari mbrapa, rindërtimi i vendit dhe rritja ekonomike.
Ky buxhet që kalojmë ne sot këtu nuk preket, nuk ulet e nuk cënohen shërbime e paga e pensione, zero, asnjë shërbim publik nuk cënohet, asnjë subvencion, ndjekim ritmin vjetor të rritjes.
E treta nuk rrit direkt borxhin me operacionet korrente.
Vende të tjera u ka kapërcyer me 3 a 4 % të GDP deficiti kur kanë pasur tragjedi të tilla. 200 mld usd nga uragani kaltrina, në Serbi i kërëceu deficiti nga 2 në 5 minus”– tha Ahmetaj.