MENU
klinika

Mundësia për protestë

Projektligjet e qeverisë për mediat online, gazetarët kundër

13.12.2019 - 17:30

Përfaqësues të shoqatave të gazetarëve po shohin mundësinë e një proteste kundër dy projektligjeve të propozuara nga qeveria për mediat online.

“Ne lusim që këta të tërhiqen para se ta fusim në Kuvend sepse po bëmë protestë më 19 dhe ata e fusin në rendin e ditës, ata i kanë votat në shumicë për ta kaluar dhe problemi është që ne të rrisim presionin”, deklaroi Aleksandër Çipa.

foto galeri

Gazetarët kundërshtojnë paketën ligjore, pasi sipas tyre pasoja e saj është kufizimi i lirisë së shprehjes.

foto galeri

Në mbledhjen e organizuar nga shoqatat e mediave, në rolin e vëzhguesit ish-deputeti demokrat Genc Pollo, garantoi mbështetjen ndaj protestës së gazetarëve.

foto galeri

“Të gjitha përpjekjet kundërshtuese ndaj këtyre dy projektligjeve besoj na vënë të gjithë në një llogore në parim por secili në vendin e vet dhe me këtë lloj bashkëpunimi secili në vendin e vet por edhe me respekt reciprok besoj që do vijojmë më tutje”, deklaroi Pollo.

foto galeri

Dy projektligjet po shqyrtohen aktualisht në komisionet parlamentare dhe pritet që të hënën e ardhshme ato të kalojnë për diskutim nen për nen e më pas për votim në seancën plenare të 18 dhjetorit.

Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e rishikimit të disa neneve të cilat kundërshtohen me forcë nga shoqatat e mediave.