MENU
klinika

Flitet për $500 milion

Pronari i Manchester City shet klubin?

13.12.2019 - 08:45

Pronari i kampiones së Premier Ligës, Manchester City-t do shesë një pjesë të mirë të klubit për rreth $500 milion, në një marrëveshje e cila thuhet se do të thyejë  një rekord të ri të vlerësimit në sport.

Në një deklaratë të Silver Lake, një firmë asetesh private Amerikane, thuhet se marrëveshja është e barazvlefshme me mbi 10% të vlerës së re të kompanisë në pronësi, City Football Group (CFG), e cila vlerësohet rreth $4.8 miliard.

Kjo do ta bëjë klubin të dytin më të vlerësuarin në botë nga kompanitë sportive, dhe të parin ne Europe, kjo sipas vlerësimeve te botuara nga Forbes ne Korrik. Në atë kohë, ky listim i Forbes e kishte renditur Manchester City-n në vënd të 25-të, por vlerësimi i kësaj të mërkure solli nje rritje domethënse.

Përpara saj, Real Madridi qëndronte në krye të listës në Europë e ndjekur nga Barcelona.