26.12.2019 - 12:27
Në periudhën janar-nëntor të 2019-ës të ardhurat nga pushteti vendor llogariten 21.8 miliardë lekë.
Të ardhurat nga pushteti vendor përbëhen nga tre zëra kryesorë, të ardhurat nga taksa e pasurisë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksat lokale.
Nga taksat lokale për periudhën janar-nëntor llogariten 16.6 miliardë lekë dhe janë realizuar në masë 92% kundrejt planifikimit fillestar.
Sipas raportit mbi treguesit fiskal të publikuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga taksa mbi pasurinë llogariten 4.8 miliard lekë, nga 6.9 miliard lekë që planifikohet të mblidhen.
Nga taksa mbi biznesin e vogël u mblodhën 345 milionë lekë në buxhet.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
'Paralizohet' taksa e pasurisë
Bashkitë ‘kokëfortë’ në mbledhjen e të ardhurave
Në 1 janar 2019