MENU
klinika

Klosi vlerëson stafin petagogjik

Qeveria kundër qeseve plastike

16.12.2019 - 10:44

Qeveria synon të heq nga përdorimi qeset plastike në qershor të vitit të ardhshëm. Gjatë simpoziumit të dytë Shkencor Ndërkombëtar për aplikimet Inxhinierike në sfidat mjedisore, ministri i mjedisit Blendi Klosi theksoi rëndësinë e këtij vendimi.

“Besoj ju që jeni shumë më tepër të informuar e keni parë edhe vendimin e fundit të vendeve europiane që kanë marrë një direktivë që në vitin 2021 nuk do të ketë më plastika njëpërdorimshe në BE, por ne duam të jemi shumë më tepër avangardë në këtë aspekt edhe për shumë arsye që kanë të bëjnë me realitetin shqiptar.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Pra në 1 Qershor 2020 ne të vazhdojmë të jemi këmbëngulës që duhet të shënohemi si vendi i parë evropian pa qese plastike mbajtëse njëpërdorimshe dhe për këtë arsye pedagogët e këtij fakulteti kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm pasi kjo është një bisedë që aq sa ka nevojë për shpjegim publikut aq ka nevojë edhe për argumenta teknikë”- tha ministri Klosi.

Sipas RTSH, ministri Klosi vlerësoi kontributin e trupës pedagogjike në hartimin e masterplanit për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN