MENU
klinika

Urimi për Vitin e Ri 2020

Rama mesazh shqiptarëve: Sot jemi më të fortë se para tërmetit

30.12.2019 - 17:55

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për vitin e ri 2020, në një video-mesazh shpërndarë në rrjetet sociale.

Rama ia kushtoi mesazhin e tij ngjarjes së rëndë të 26 nentorit, ku një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës rihter goditi vendin.

Kreu i qeverisë theksoi se ishte mrekulli që pati aq viktima, (51 persona humben jetën) pasi numri i tyre mund të ishte më i lartë. Ai tha se mrekulli ishte dora e Zotit që u ndal aty.

“Në momente posaçërisht të vështira sprovuam durim. Na lëkundën deri edhe tokën nën këmbët tona. Tërmeti i 26 nëntorit ishte kulmi tragjik i këtij viti. 51 të vdekur e thuajse 1 mijë të plagosur. Mijëra familje humbën çatitë mbi krye, dhejtra familje të tjera në Durrës dhe Tiranë që lanë banesat të pllakosura nga frika. Mund ta kishim kthyer vendin tonë vite e vite pas. Duke kaluar ditë dhe nesër poshtë gërmadhave, apo ne korridoret e spitaleve, funerale, apo kampet e përkohshëm, nuk më është ndarë një sekondë mendimi se do kishte qenë edhe me keq, shumë më keq. Në një farë mënyrë ishte mrekulli që numri i të vdekurve nuk qe shumë i lartë, që numri i të plagosurve nuk qe i lartë, apo dhe numri i banesave e pallateve të shembura. Mrekullia ishte nga dora e Zotit që u ndal aty, por dhe nga mijëra e mijëra duar tona.”, -tha Rama.