MENU
klinika

“Më shikoni në sy”

Rama: S’kam bërë asnjëherë asnjë gabim të qëllimshëm

30.12.2019 - 18:15

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh sot për gjithë qytetarët shqiptarë dhe ka folur për të gjitha shqetësimet e problemet e këtij viti dhe projektet e vitit të ardhshëm.

Pas prezantimit të investimeve të planifikuara për 2020, Rama ka folur edhe për veten e tij, duke pranuar modestisht të metat dhe deklaruar se nuk ka gabuar asnjëherë qëllimisht.

“Të dashur bashkëqytetarë duke qenë se i erdhi radha edhe prioritetit të fundit të vitit 2020, kërkoj të më shikoni në sy: dy fjalë për veten time. Nuk jam i rënë nga qielli, nuk kam menduar ndonjëherë se jam pa të meta, përkundrazi kam më shumë se ju, ndoshta sepse jam i gjatë. Nuk më ka thënë mendja se jam i pagabueshëm, probabilitetin e gabimit e kam më të madh se sa ju por asnjëherë nuk e kam bërë në këtë detyrë një gabim të qëllimshëm për të përfituar. Kush më njeh më nga afër, kush punon me mua e di se nuk këmbëngul në një drejtim apo opinion të gabuar. I dëgjoj argumentet, kur janë bindëse tërhiqem, kam kërkuar dhe ndjesë publike në ndonjë rast të caktuar, nuk më kujtohet se e ka bërë ndonjë paraardhësi im por nuk është ky metri me të cilin mat veten. Jo të gjitha gjërat që kam premtuar i kam mbajtur në kohë por në asnjë rast të vetëm nuk kam premtuar diçka duke e ditur që nuk bëhet, për të kaluar radhën, kurrë. E para sepse nuk jam nga soji i politikanëve që gënjejnë për vota por jam i racës së atyre që në politikë i ka futur ëndrra për ndryshim. Pse do duhej të gënjeja, të premtoja gjëra që nuk i besoj as vetë kur me forcën politike që udhëheq kundërshtarët mund t’i mundja edhe me çerekun e premtimeve që kam bërë. Nuk jetoj për të fituar, fitoj sa për të jetuar. Këtë detyrë që kam e jetoj si privilegjin më të madh që mund t’i jepet njeriut të udhëheq popullin e vet në një pjesë të rrugës së të ardhmes”, deklaroi kryeministri Rama.