MENU
klinika

Aventura e 3 vëllezërve skocezë

Sfida, 3 mijë milje me varkë në Atlantik

13.12.2019 - 16:39

Kalimi i Oqeanit Atlantik është sfida e radhës për 3 vëllezërit Maclean nga Skocia, Jamie, Ewan dhe Lachlan, që kanë vendosur të sfidojnë veten.

Në ujërat e mbushur me peshkaqenë dhe me kufizime në mënyrën e jetesës, tre vëllezërve u duhet të përshkruajnë distancën nga La Gomera në Ishujt Kanarie për në Antigua në Karaibe për 41 ditë.

Distanca prej 3000 miljesh shihet si sfiduese për sportistët, të cilët i duhet të përballen edhe me kushte të vështira jetese. Varka e tyre pritet të përballojë rreth 1.5 milionë goditje nga grabitqarët e detit, si dhe dallgë që kapin lartësinë prej 20 metrash.

Për t’u ushqyer, sfiduesit kanë marrë 20 kg mish lope skoceze, çokollata dhe fruta të thata, gjithashtu nuk mund të mungonte edhe uiski. Gjumi do të jetë i kufizuar për ta, të cilëve i duhet të flejnë nga 2 orë në ditë secili.

Gjatë një dite, sfidantët harxhojnë rreth 10 mijë kalori, çka sjell edhe dobësimin e tyre me 12 kilogramë. Epo ia vlen, pasi në fund mund t’i gëzohesh edhe çmimit të madh prej 250 mijë eurosh, një çmim i vendosur nga disa shoqata për të promovuar këtë lloj sporti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Holandezi mblodhi 3.5 mln euro

Bëri 163 km not për një kauzë me rëndësi