MENU
klinika

Renditja

Shah, shpallet kampionia e Shqipërisë

17.12.2019 - 11:36

Eglantina Shabanaj është shpallur kampione e Shqipërisë për femra në shah. Ajo zuri vendin e parë në përfundim të fazës finale të edicionit nr.75 të Kampionatit Kombëtar, që u zhvillua në Tiranë.

Në këtë fazë finale morën pjesë 5 shahistet më të mira, aty ku triumfoi Eglantina Shabanaj, që grumbulloi 3.5 pikë. Në vendin e dytë u rendit Klean Shuqja me 3 pikë e më pas Rozan Gjergji me 2 pikë.

Në vendin e katërt u klasikua Suzana Kërçiku me 1.5 pikë dhe e pesta Olta Shqau. Ajo që bie në sy është se në tre vendet e para u renditën 3 shahiste me gradën WCM (Women Candidate Master).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN