MENU
klinika

Detaje të reja nga vjedhja në Korçë

Sharruan qepenin dhe morën 1.7 milion lekë bizhuteri

29.12.2019 - 19:22

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e argjendarisë në zonën e Pedonales së Korçës mëngjesin e sotëm.

Grabitësit kanë përdorur një sharrë për tu prerë qepenin dhe më pas janë futur brenda argjendarisë duke thyer edhe bravën e derës.

Në këtë argjendari janë vjedhur bizhuteri me vlerë  rreth 1 milion e 70 mije lekë që ndodheshin të ekspozuara  në kasën e dyqanit.

Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona me precedent penale ne fushën e vjedhjeve , por deri tani nuk ka zbuluar identitetin e autoreve.

Vjedhja është konstatuar nga pronarët e biznesit që kanë shkuar në mëngjes për të hapur dyqanin.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit