MENU
klinika

Rikuperimet

Shifrat e Serie A: Rahmani i pari, Gjimshiti i gjashti

10.12.2019 - 13:35

Në statistikat më të mira të këtij sezoni të Serisë A në Itali spikasin dy shqiptarë. Në vendin e parë për rikuperimet e topave ndodhet Amir Rahmani, mbrojtësi kosovar i Veronës, që në total ka rikuperuar plot 223 herë topin për ekipin e tij.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës lë pas emra të njohur si Romagnoli i Milanit apo Koulibaly i Napolit.

Në vendin e gjashtë në top 15 të këtyre shifrave ndodhet edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, që renditet në vendin e gjashtë për nga numri i topave të rikuperuar për skuadrën e tij Atalanta.

Mbrojtësi ynë ka rikuperuar në total 199 herë, vetëm 1 më pak se Koulibaly dhe 3 më pak se Romagnoli. Një tregues që konfirmon edhe njëherë tjetër formën e mirë që po kalon Gjimshiti me skuadrën bergamaske, teksa javën e fundit ishte njeriu i ndeshjes me golin e shënuar në limit, teksa Atalanta fitoi 3-2 pikërisht përballë Veronës së Rahmanit.

Gjimshiti është aktivizuar në 13 ndeshje të Serisë A për këtë sezon, teksa ka munguar vetëm 2 herë. Një pikë referimi për Atalantën, që synon sërish zonën Champions, ku mbrojtësi shqiptar ka luajtur edhe në 3 takime të tilla në grupe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN