MENU
klinika

Interes për Partizani-Tirana

Shiten biletat e gjysmës së stadiumit për derbin

12.12.2019 - 17:37

Kur luhet derbi pyetja e parë e një tifozi është: A ka bileta? Natyrisht, asnjë nuk dëshiron të mungojë në një sfidë të tillë, për më tepër ultrasit e zjarrtë që e presin me ankth.

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, që do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00, ka zgjuar kuriozitetin e shumë tifozëve për të qenë të pranishëm në stadium.

Interes ka edhe për të parë stadiumin e ri, sepse shumë prej tifozëve nuk kanë mundur të jenë në inagurimin kundër Francës, teksa natyrisht edhe derbi ka interesin e vet.

Klubi i Partizanit ka njoftuar se në 7 orët e para pas daljes së biletave në shitje, janë shitur plot 9 mijë të tilla. Kjo kërkesë për një biletë, bën të kuptohet se stadiumi do të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh, ku natyrisht të Partizanit do të jenë në numër më të madh për shkak se janë pritës në këtë derbi.

Ashtu siç edhe është bërë me dije, Partizani ka tribunën “Panajot Pano dhe tribunën “Fatmir Frashëri”, teksa bardheblutë do të jenë të vendosur në tribunën “Vasillaq Zëri”, që përkon pjesën jugore të stadiumit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Partizani-Tirana në “Air Albania”

Derbi, çmimet e biletave dhe ku i gjeni

Partizani-Tirana në stadiumin e ri

Derbi, përplasen ultrasit për sektorët e stadiumit