MENU
klinika

Liston arsyet

Shpenzohet fondi rezervë, Haradinaj justifikon veprimet

22.12.2019 - 12:59

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj deklaroi se shpenzimet e Fondit Rezervë të Qeverisë së Kosovës janë bërë me arsyeshmëri të lartë, sipas nevojave dhe në përputhje me ligjin.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se nga ky fond janë ndarë mjete për t’i ndihmuar fermerët nga vërshimet, për t’i paguar orët shtesë të zjarrëfikësve dhe situata të ngjashme dhe se fondi është shpenzuar pasi është bërë ndarja e mjeteve për Shqipërinë, pas tërmetit.

  • Postimi i plotë i Haradinajt:

Fondi rezervë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është fond i cili mbulon shpenzimet që nuk kanë linjë buxhetore dhe të cilat nuk janë paraparë fillimisht në buxhetin vjetor financiar.

Rëndom, në këtë kategori, për një vit financiar ndahen rreth 5 milionë euro, derisa varësisht nga vijueshmëria dhe nevoja, ky fond rimbursohet, pas alokimeve buxhetore, të inicuara nga Ministria e Financave dhe të aprovuara nga Qeveria.

Pothuajse në çdo vit, përfshirë këtu edhe vitet kur kanë qeverisur të tjerët, shuma totale e ndarjes qoftë fillestare, qoftë e mëvonshme, kalon mbi 7 milionë euro.

Nga ky fond, janë ndarë mjete për t’i ndihmuar fermerët nga vërshimet, për t’i paguar orët shtesë të zjarrëfikësve dhe situata të ngjashme, ku është dashur vendim i shpejtë dhe gjithmonë me miratimin e Qeverisë.

Këtë vit, ky fond është shpenzuar pasi që është bërë ndarja e mjeteve për Shqipërinë, pas tërmetit me pasoja tragjike.

Arsyeshmërinë, procedurat konform ligjeve të vendit dhe vendimet, i bënë gjithmonë Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës.

Çdo alokim dhe përcaktim është bërë me arsyeshmërinë më të lartë, sipas nevojave dhe në përputhje me ligjin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpenzimet mbërrijnë mbi 6 mln euro

Zbrazet fondi rezervë, qeveria shpenzoi paratë


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë