MENU
klinika

Zbuloni kur!

Shpërblimet për pensionistët/ Detajet për datat e pagesave

25.12.2019 - 12:02

Pas miratimit të shpërblimeve të fundvitit 2019 për kategorinë e pensionistëve, sot, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare kanë shpallur grafikun e shpërndarjes së shpërblimeve.

Sipas grafikut, shpërndarja e shpërblimeve do të bëhet e mundur nga data 25 dhjetor deri më 31 dhjetor 2019.

Detajet për datat e pagesës së shpërblimeve vijojnë si më poshtë:

-Në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 5 dhjetor.

-Në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 6-9 dhjetor.

-Në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 10-13 dhjetor.

-Në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 14-26 dhjetor.

-Në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 17-20 dhjetor.

-Në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 21-24 dhjetor.