31.12.2019 - 09:39
- Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar sot në bashkinë e Lushnjës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Fatos Tushe.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në zyrën e Tushes.
Pak pas ngjarjes kryebashkiaku është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa Tushe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, mësohet se bashkë me të është plagosur edhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.
Ai është plagosur nga një granatë që ka shpërthyer në zyrën e tij. Dyshohet se granata është hedhur nga ish-shoferi i ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Gëzim Saraçi.
Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar edhe kryeministri i vendit Edi Rama, dhe kryeprokurori Olsian Çela.