MENU
klinika

Bankers Petroleum financon eventin

Shqipëri-Kinë 70 vjet marrëdhënie diplomatike

26.12.2019 - 15:17

70 vjetori i marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës Popullore të Kinës me Shqipërinë u festua edhe në Ambasadën Shqiptare në Kinë.

Në prani të Ambasadorit shqiptar në Kinë, Selim Belortaja, përfaqësuesve të trupit diplomatik, drejtues biznesesh dhe organizatash të ndryshme, si dhe miqve të Kinës dhe shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Kinë, ambasadori Belortaja shprehu mirënjohjen për marrëdhënien solide të ngritur ndërmjet dy vendeve.

“Ky vit jo vetëm përkon me Festën Tonë Kombëtare, 28 Nëntorin 107 vite të krijimit të shtetit shqiptar, por edhe me 70-vjetorin e nisjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona”– tha gjatë fjalës së tij, Ambasadori Shqiptar në Kinë, Selim Belortaja.

Eventi u mbështet financiarisht nga kompania Geo-Jade Petroleum, aksionerja e kompanisë më të madhe të naftës në Shqipëri, Bankers Petroleum Albania.

“Kompania ishte e nderuar të mbështesë evente të tilla që u mundësojnë të dy vendeve të jenë bashkë në ngjarje të rëndësishme”– tha Chairman i Geo-Jade Petroleum, Wang Wentao.

Z.Belortaja dhe z. Wang shprehën solidaritetin e tyre me viktimat dhe të goditurit nga tërmeti I datës 26 nëntor, që është një nga ngjarjet më të rënda për Shqipërinë.

Geo-Jade përmes kompanisë Bankers Petroleum Albania ka treguar solidaritetin e saj duke dhuruar 1 Milionë dollarë qeverisë shqiptare për rindërtimin pas tërmetit, ndërkohë që ka shpërndarë edhe shumë ndihma tek banorët e prekur, kryesisht në qytetin e Durrësit.

Kompania Bankers Petroleum Albania e cila operon prej 15 vitesh në Shqipëri është sipërmarrja më e madhe e prodhimit të naftës si dhe një nga eksportueset kryesore. Ajo përfaqëson padyshim biznesin më të madh, në pronësi kineze, në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ne jemi pjesë e këtij vendi"

Bankers Petroleum dhuron 1 milion USD