Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka apeluar sërish vendet e BE që të mos lënë vetëm Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.
Duke folur në forumin ndërqeveritar të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Europës Qëndrore e Jugore, InCe, në Romë.
“Italia është në rradhë të parë në fazën e post tërmetit në Shqipëri. Shqipëria nuk duhet lënë vetëm në këtë situatë të vështirë pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ju kërkoj të kontribuoni në fondin e rindërtimit te Shqipërisë, në konferencën e donatorëve Italia do të jetë në radhë të parë”- tha Conte.
Në forum marrin pjesë 17 vende, 9 prej tyre janë anëtare të Bashkimit Europian: Bullgaria, Kroacia, Italia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia e Hungaria. 5 janë vende në perspektivën e hyrjes në BE si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Hercegovina e Mali i Zi, si dhe 3 vendet e tjera Moldavia, Ukraina e Bjellorusia.